“Solar Impulse 2”,aeroplani që do t’i sillet botës pa asnjë pik kerozem

0

Është një aeroplan revolucionar,i cili pothuaj është gati që brenda disa ditëve të nis turnenë rreth botës me ndihmën e panelave diellore,duke u nisur nga Abu Dhabi,i komanduar nga dy pilot dhe i pajisur me  teknologjinë e fundit të energjisë diellore,me gjithsej 19 mijë celula photovaltike të vendosura në krahë dhe bateri super moderne me qëllim që të udhëtojë edhe natën dhe gjatë kohës kur nuk ka diell.Bertrand Piccard tani më është i njohur për publikun sepse ai ka bërë një udhëtim rreth botës me balon fluturues,ndërsa tani po tenton të ballafaqohet edhe me një sfidë të re,me aeroplanin pa karburant ta bëjë udhëtimin rreth botës pa asnjë pik kerozem (karburant).Gjithë ekipi ,i përbërë prej 80 personave është duke e finalizuar punën.Ndër ta janë edhe dy çiklista që kanë për detyrë që gjatë nisjes së aeroplanit ta përcjellin me qëllim të sigurimit të zonës shkaku i krahëve të gjatë dhe rrezikut të kontaktit me ndonjë objekt gjatë nisjes në pistë.

Andre Borschberg është ndihmës pilot.Ai thotë se po pergatitet fizikisht dhe psiqikisht për këtë udhëtim historik.”Tash jam duke bërë shumë yoga,një mundësi e mirë që këto t’i përdori edhe gjatë udhëtimit në aeroplan.Të kalosh 5 ditë dhe 5 netë në këtë trup të vogël pa lëvizur,është një gjë e dëmshme për trupin dhe si alternativën më të mirë kam gjetur Yogat”.

Ky mision parashikohet të përfundoj në muajin qershor,ndërsa një pjesë e veçantë e punës dhe procesit të fluturimit është bërë edhe marrjen e lejes nga vendet e ndryshme të botës nëpër të cilat parashihet të kalojë aeroplani.Problemin e negociatave për marrjen e lejes së fluturimit e spjegon edhe iniciuesi i projektit Bertrand Piccard:”Para 15 viteve kur fluturova me balonë në misionin “breitling orbiter” nuk e kisha të vështirë ta realizoja udhëtimin.ishte një tjetër situatë në lindjen e mesme.Tani në shumë nga këto vende e kemi të ndaluar të fluturojmë”,kjo do të paraqet problem në veti”.

Shembulli i Solar 2 nuk do të kishte peshën dhe rëndësinë e vet, nëse njeriu pas këtij eksperimenti nuk do të mendonte se është e mundur të udhëtohet dhe të jetohet edhe pa asnjë pik karburant.-shkruan reporteri i televizonit RTBF  Pascale Bollekens nga Abu Dhabi.

Sans titre 2

Sans titre 3

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here