Sokol Mjacai: “Unë vetëm doja të vidhja makinën por…”

0

I dyshuari për vrasjen e çiftit çek, 27-vjeçarit Michael Svatos dhe 36-vjeçares Ana Kosinova, SokolMjacaj ka pranuar në policivrasjen.

Ai ka pranuar para hetuesve në komisariatin e Shkodrës, se ka kryer vrasjen me qëllim që të vjedh makinën tip fuoristradë “Nisan” 4×4 të çiftit.

Sipas dëshmisë së parë, pasi ka parë mjetin e ndaluar në fshatin e tij të lindjes në Lotaj të Dukagjinit, Sokol Mjacaj ka hipur bashkë me turistët nën kërcënimin e armës tip kallashnikov që mbante me vete.

Por në rrugën e Prekalit, turisti çek Michael Svatos ka tentuar t’i marrë automatikun. Në këtë moment 20-vjeçari ka qëlluar duke vrarë fillimisht 27-vjeçarin dhe më pas të dashurën e tij Anën.

Para se të kapej në një banesë dy katëshe në fshatin Grudë e Re, Mjacajnegocioi, duke kërkuar siguri për jetën e tij, dhe më pas ka dalë nga vendi ku fshihej ndërsa ishte i rrethuar nga rreth 350 forca policie, mes tyre FNSH, RENEA, të pajisur me snajpera, të cilat u angazhuan për kapjen e Sokol Mjacajt.

20-vjeçari kishte vetëm një muaj që kishte dalë nga burgu. /albeu.com.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here