Sokol Dobruna:Gjykata speciale mohim i shtetit të Kosovës

0

Ish-kryetari i Gjykatës Ushtarake të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sokol Dobruna ka deklaruar se themelimi i Gjykatës Speciale është mohim i shtetit të Kosovës.

Sipas tij, kjo është shkelje e kushtetutës dhe është edhe moralisht e palejuar.

“Asnjë shtet në botë nuk do të kishte lejuar të formohet një gjyq ndërkombëtar”, ka thënë ai gjatë emisioni “Info Magazine” në Klan Kosova.

Dobruna i cili është 75 vjeçar, më tej ka folur edhe për rolin e Gjykatës Ushtarake të UÇK-së.Ai po ashtu nuk ka lënë pa përmendur edhe dënimin e Blerim Kuçit.

“Paraprakisht dua të ju tregoj se në Gjykatën Ushtarake kemi pas Kodin Penale të Luftës, dhe Kodin e Ekzekutimeve penale. Unë personalisht e kam dënuar njeriun me pushkatim, Blerim Kuçin. Bile, unë e kam thirr prindin me pa për herë të fundit. Edhe baba edhe nënë ka qenë”, ka thënë ai, duke shtuar se i është referuarligjeve të ish-Jugosllavisë”, ka treguar ai.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here