Sms kërcënuse ndaj ministrit Tahiri: Do e pësosh po u more me familjen Gjuta

0

Ka qenë një sms kërcënuese ndaj ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, fakti që ka detyruar agjentët e Policisë së Tiranës të kryejnë disa kontrolle të befasishme në bizneset dhe vilat e familjes Gjuta dje në Tiranë.

Lajmi bëhet i ditur nga burime të Ministrisë së Brendshme, të cilat konfirmojnë se në momentin që Tahirit i është dërguar mesazh kërcënues në telefonin celular, ka qenë së bashku me 3 agjentë italianë të antiterrorit, duke biseduar për shtetasin e shpallur në kërkim, Baftjar Bruka.

Ky i fundit, anëtar i një organizate terroriste në Itali, dyshohet të ketë vendosur eksplozivin në biznesin e babait të ministrit muaj më parë.

Mesazhi i shkruar ka qenë: “Nëse merresh me familjen Gjuta, do ta pësosh”. Pikërisht pas këtij mesazhi ka pasur kontrolle policore në pronat e kësaj familjeje.

Kështu, për të parandaluar ndonjë akt të mundshëm terrorist, ministri i brendshëm, thonë burimet, ka ditë që lëviz me një makinë të blinduar dhe me eskortë të përforcuar.

Po sipas informacioneve nga MB-ja, një nga personat e shpallur në kërkim nga policia, Vladimir Gjuta, ka qenë në Tiranë kur Tahiri është kërcënuar me sms.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here