Smith:Gjykata speciale fatkeqësi për disa individë

0

Avokati Gregory Guy-Smith, i cili ka një përvojë të gjatë në proceset gjyqësore për krimet e luftës, ka folur për themelimin dhe rolin e Gjykatës Speciale, për krimet e luftës të kryera në Kosovë.

Smith, ka thënë se ka vendosmëri që ligjji për Gjykatën Speciale, është ligji që duhet të përputhet me Kushtetutën e Kosovës, e cila mbron të gjithë qytetarët e Kosovës.

“Të gjithë pjesëmarrësit do të jenë të huaj, pra nuk do të ketë kosovar. Ka shumë punë që duhet bërë realitet. E gjithashtu nuk e dimë se cilat do të jenë brengat politike, dhe për këtë sigurisht që do të ketë debat. Kjo gjykatë duhet të votohet, pasi që ka çështje që janë të rëndësishme, e theksoj se themelimi i një gjykatë është shumë i rëndësishëm për Kosovën”, ka thënë ai në një intervistë për RTK-në.

Ai ka thënë se Gjykata do të punojë në bazë të rregullave vetanake.

“Prokuroria do të jetë e huaj, Gjykata do të punojë në bazë të rregullave vetanake, e cila do të përcaktohet nga një gjyq special. Mendoj se ka pasur një eksperiment për të qenë një sistem funksional. Sistemi ka nevojë për kohë që të përpilohet, duhet një periudhë e gjatë për të ndryshuar, dhe është diçka që gjatë gjithë kohës do të ketë kritika”, tha ai.
Smith, ka thënë se nuk e dinë se sa është numri i rasteve që do të shqyrtohen në këtë Gjykatë.

”Nuk kam ide. Nuk është e përgjegjëshme që të qëllohet numri i rasteve. Prokuroria ka qenë e përfshirë në hetime, aq raste sa do të jenë, do të jenë. Nuk e di sa raste do të jenë. Ka njerëz që do ta dinë numrin e të akuzuarve, prokuroria e dinë se sa raste do të hetohen. Numri i padive nuk bëhet publik”, vlerësoi ai.

Sipas tij, kjo gjykatë do të jetë fatkeqësi për disa individë.

“Besoj se do të ketë siç edhe ka pasur impakt në UÇK, po flasim për raste me të cilat do të jenë nga koha e konfliktit, ku do të dalin disa individë që kanë qenë anëtarë të UÇK-së. Kjo Gjykatë, do të jetë fatkeqësi për këta individë, e cila ngrit ca çështje me atë se a është sulm ndaj UÇK-së, apo ndaj disa individëve, për këtë do të tregojë vet koha. Unë besoj se gjykata duhet të japë drejtësi për të gjithë individët, që i jan nënënshtuar padisë ndaj çfarëdo situtate”, theksoi Smith.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here