“Smart phone” po ndikon negativisht tek nxënësit e Malishevës

0

Gjatë një vizite të kryetarit të Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, në gjimnazin “Hamdi Berisha” të Malishevës, sot mësimdhënësit sipas një njoftimi nga Zyra për Informim e Komunës, janë ankuar për përdorim, të tepruar të “smart phone” nga nxënësit.

“Teknologjia, përkatësisht përdorimi i tepërt i telefonave celular, apo telefonave të mençur(“smart phone”), është duke ndikuar në aspektin negativ tek nxënësit, pasi humbin shumë kohë dhe janë shumë të dhënë pas tyre, dhe kjo po ndikon direkt në edukimin e tyre.” janë shprehur ata.

Megjithatë, sipas profesorëve të gjimnazit, ata janë duke dhënë maksimumin, brenda kushteve që i kanë, që t’iu ofrojnë dije, dhe “sukseset nuk kanë munguar asnjëherë, pasi nga ky gjimnaz, në vazhdimësi dalin studentë të shkëlqyer të cilët kanë treguar dhe po tregojnë rezultate, në të gjitha fushat.”

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here