Sllovenia u thotë JO me votë martesave të gjinisë së njëjtë

0

Sllovenët kanë votuar kundër legalizimit të martesave të gjinisë së njëjtë, me 60 për qind e pjesëmarrësve në referendum që ishin për JO.

Sipas agjencisë së lajmeve sllovene STA, pas 90 për qind të votave të numruara, 63 për qind kanë votuar Kundër ndërsa 37 për qind ishin Pro. Ata kanë votuar në referendumin nëse shteti duhet të aprovojë ligjin, që tashmë ka kaluar në parlament, që do t’i lejonte martesat e gjinisë së njëjtë.

Referendumi ishte siguruar pasi u mblodhën mbi 40 mijë nënshkrime, pas fushatës së organizuar nga grupi konservativ “Children Are At Stake”.
Politikanët evropianë, presidenti dhe kryeministri i Sllovenisë kanë përkrahur martesat e gjinisë së njëjtë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here