Sllovenia dhe Kosova punojnë ngusht në procesin e integrimit të Kosovës në BE

0

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi takimet bilaterale në Slloveni, i ka nisur me homologun e tij, zëvendëskryeministrin dhe ministrin e jashtëm, Karl Erjavec.
Erjavec dhe Thaçi kanë thënë se Kosova dhe Sllovenia kanë bashkëpunim të mirë politik e ekonomik dhe se do të punojnë ngushtë për procesin e integrimit të Kosovës në BE. “Kosova e sheh Slloveninë si partner të rëndësishëm ekonomik dhe ne po angazhohemi që të rrisim edhe më shumë këtë bashkëpunim. Kemi mirëpritur investimet në telekomunikacion, në sektorin ajror, bankar dhe prania e bizneseve sllovene e pasuron tregun e Kosovës”, ka thënë Thaçi.
Kosova dhe Sllovenia duhet të mbajnë konsultime të rregullta politike në nivel të Ministrive të Punëve të Jashtme, është shprehur ai, sepse shëmbimi i rregullt i pikëpamjeve dhe përvojave në çështjet dypalëshe, rajonale dhe evropiane, sipas tij, është një kontribut shumë i rëndësishëm në forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve të mira ndërmjet Kosovës dhe Sllovenisë.
Ndërsa, zëvendëskryeministri slloven, Karl Erjavec, ka theksuar se Sllovenia me përvojen e saj po e mbështet Kosovën përmes projekteve të binjakëzimit të BE’së, si në fuqizimin e burimeve njerëzore në procesin e integrimit në BE, ashtu edhe në reformën e administratës publike. “Shteti i Sllovenisë është njëri prej shteteve më mbështetës i politikave të zgjerimit të BE’së për të gjitha shtetet e rajonit. Vazhdimi i procesit të zgjerimit në drejtim të Ballkanit Perëndimor përbën prioritet për politikën tonë të jashtme dhe unë ia rikonfirmova homologut tim, Thaçit, edhe njëherë përkrahjen e shtetit slloven për integrimin e Kosovës në BE dhe anëtarësimin e saj në organizata rajonale dhe ndërkombëtare”, ka thënë zëvendëskryeministri slloven, Karl Erjavec, duke shtuar se e vlerëson lartë edhe punën e Qeverisë së Kosovës në përmbushjen e detyrimeve të saj që ndërlidhen me MSA’në.
Politika e jashtme e Sllovenisë e mbështet përmbylljen e procesit të MSA’së me Kosovën dhe liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here