Sky, klasifikon 100 më të mirët, i pari Messi, Ronaldo i pesti

0

Kanali britanik Sky ka përgatitur një klasifikim me 100 futbollistët më të mirë të 2015 duke u bazuar te pasimet e sakta, gjuajtjet në portë, triblimet, golat dhe të dhëna të tjera.

Në këtë pikë, ai që është në vendin e parë në listën e Sky është pikërisht Lionel Messi. Argjentinasi ka lënë pas në klasifikimin e veçantë të Sky, shokun e tij të skuadrës, brazilianin Neymar i renditur i dyti, ndërkohë që podiumin nuk e plotëson Cristiano Ronaldo, por sulmuesi i Paris Sën Zhermen, Zlatan Ibrahimovic, i gjendur në vendin e tretë.

Në fakt, mbajtësi në fuqi i Topit të Artë, Ronaldo, pozicionohet në vendin e pestë në renditjen e 100 më të mirëve të Sky, menjëherë pas futbollistit tjetër të Realit të Madridit James Rodriguez.

Renditja e kanalit televiziv Sky vijon me Luis Suarez, Rijad Mahrez dhe Mesut Ozil. Mes dhjetë futbollistëve të parë të këtij klasifiklimi shfaqen edhe emrat e Nolito i Celta Vigos dhe Aleksis Sanchez i Arsenalit.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here