Skuadra zvicerane Lugano e dëshiron Sadikun

0

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Armando Sadiku, mund të rikthehet përsëri në futbollin zviceran.

Atë po e kërkon skuadra zvicerane Lugano, ku kishte luajtur edhe më herët, përcjell albinfo.ch.

Sulmuesi shqiptar do ta pranonte një rikthim te Lugano, pasi ai po rikthehet nga dëmtimi i rëndë që pësoi në gju dhe i duhen minuta, e natyrisht në një ambient si ai me zviceranët që elbasanasi e njeh mjaft mirë do të ishte “trampoline” e duhur për të kapur formën më të mirë.

Sadiku është në fazën e rehabilitimit te skuadra spanjolle, Levante, ku gjithashtu nuk kishte shumë minuta në ekip.

Ekipi zviceran e do në huazim, ku në qershor, nëse çdo gjë shkon sipas planit për sulmuesin kuqezi, do të rikthehej në Spanjë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here