Skuadra e njohur vendosë në fanellë emrat e 2 mijë tifozëve që i dhanë nga 490 euro për të

0

Ndodh që edhe skuadrat me emër e traditë të madhe në futboll të mbeten si “peshku pa ujë” në një moment. E kemi fjalën pa financa, në mes të katër rrugëve. Një rast mbijetese është Dinamo e Bukureshtit, skuadra e shumë trofeve në Rumani.

Atje tifozët i dhanë “serum” skuadrës së zemrës në një moment kritik, derisa e mori një president për t’iu dhënë drejtim punëve. Mirënjohja e klubit të kryeqytetit rumun është përjetësuar në një mënyrë tejet të veçantë, unike në llojin e vet. Dizenjimi i fanellës së sezonit të ri të Dinamos së Bukureshtit përfshin emrat e 2000 tifozëve, të cilët dhuruan nga paratë e xhepit të tyre kur klubi po luftonte për ekzistencë financiare.

Është fakt, skuadra e njohur rumune ka pasur gjithmonë uniforma të bukura sportive, por kësaj here fanella e saj është ngjitur në një tjetër nivel. Sikurse mund të duket edhe në foto, fanella e re tregon detajet e emrave të 2000 tifozëve, të cilët dhuruan secili nga 490 € për klubin, kur kishte ndezur “dritën e kuqe” për karburant…

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here