Skriptoret fotokopjojnë dijen e autorit!

0

DONJETA OSMANI

Në Kosovë kemi vjedhje të natyrave të ndryshme, ku bënë pjesë edhe e drejta autoriale. Jemi dëshmitarë se në vendin tonë çdo ditë e më shumë po bëhen shkelje të lloj-llojshme. E drejta e autorit po keqpërdoret nga njerëzit e papërgjegjshëm, të cilët po përfitojnë në kurriz të huaj, ku e gjitha kjo po ndikon direkt në autorët e viktimizuar të cilët po bien pre e keqpërdorimeve. Ligji Nr.04/L-065 për të drejtën e autorit dhe të drejtat e përafërta e përcakton nenin 5 të Kushtetutës së Kosovës e cila thotë: autorët e veprave në lëmin e letërsisë, shkencës dhe artit gëzojnë mbrojtjen lidhur me veprat e veta dhe shfrytëzimine tyre në përputhje me këtë ligj. Pra, në bazë të Kushtetutës dhe ligjit të miratuar askush nuk guxon ta marrë punën e tjetrit dhe të përfitojë prej saj. Emri më i përdorur rreth keqpërdorimeve të të drejtave të autorit pa dyshim se janë fotokopjet. Fotokopjet janë ato të cilat po e dëmtojnë më së shumti imazhin e autorëve me kopjet e librave që po i bëjnë duke mos e marrë miratimin e autorëve për këtë çështje. Për këtë problem kam marrë katër fotokopjet të cilat gjinden përballë fakultetit të FSHMN-së. Nga katër fotokopjet e vizituara vetëm njëra ishte e gatshme që t’i përgjigjet pyetjeve të cilat lidhen me këtë temë. Amire Jasiqi nga fotokopja “RICHO” ishte ajo e cila foli haptas për këtë çështje “ne e dimë se ekziston ligji për të drejtën e autorit në Kosovë dhe këtë ligj ne e respektojmë 100%. Ne i marrim lejet dhe miratimet e autorëve të librave që ne i fotokopjojmë, jemi kontrolluar edhe nga Inspektorati dhe deri më tani nuk kemi marrë asnjë dënim. Ne jemi në rregull me ligjin” u shpreh ajo. Përkundër fotokopjes “RICHO” e cila dha përgjigje, ato të cilat nuk deshën të flisnin fare lidhur me këtë temë janë fotokopjet “IDEA” dhe “FLORI”. Kurse në fotokopjen “Zero Print” ishte një punëtore e cila nuk deshi ta merrte përgjegjësinë që të flas për këtë teme, mirëpo ajo e dha një mendim personal “ne vetëm marrëveshjen që e kemi me profesorat e zbatojmë dhe i bëjmë kopjet e librave dhe vetëm nëse studentët vijnë me fletore që ata personalisht kanë bërë shënime i fotokopjojmë, tjetër gjë nuk bëjmë sepse e dimë se ligji ka hyrë në fuqi” tha ajo. Disa nga studentët e shumtë të UP-së ishin të cilët folën në lidhje me këtë problem. Një student (mashkull) i fakutetit Ekonomik në vitin e dytë i cili deshi të mbetej anonim tha “profesorët të cilët botojnë librat e tyre nuk e kanë çmimin e librit të favorshëm për ne studentët dhe kjo po na shtyen që t’i gjejmë ato në fotokopje me një çmim të arsyeshëm”. Poashtu edhe studentët tjerë kishin mendime të ngjashme në lidhje me të drejtën e autorit. Për mbrojtjen dhe të drejtën e autorit ka folur edhe prof.asoc.MilazimKrasniqi, njëherit edhe autor i librave të shumtë. “Fatkeqësisht ligji për të drejtën e autorit në Kosovë respektohet pak, për të mos thënë fare. Është krijuar një psikologji dhe praktikë e piraterisë, plagjiaturës, vjedhjes e cila është ende dominante. Ekziston ligji por ka mungesë të plotë të vullnetit për ta zbatuar edhe nga ana e institucioneve qeveritare por edhe publikut” tha Krasniqi. Krasniqi poashtu tregon se asnjë libër nuk është i mbrojtur me ligj, dhe se asnjëra fotokopje nuk e kërkon miratimin e tij “përballë meje janë së paku dy ose tri që shtypin librat e mi totalisht të paautorizuar, kurrë nuk më kanë pyetur dhe po t’më pyesnin nuk do t’iu jepja autorizimin” theksoi ai. Edhe prof.asoc Rrahman Paçarizi është njëri ndër autorët i cili ka folur haptas për këtë qështje. Paçarizi tregoi se ligji në vendin tonë nuk respektohet pothuajse fare, dhe se për këtë ka plot faktorë. “Ligji për të drejtat e autorit nuk respektohet pothuajse fare dhe për këtë ka plot faktorë, por situata ndryshon nga fusha në fushë” tha ai. Kurse sa i përket miratimit personal për të fotokopjuar librat Paçarizi u shpreh i zhgënjyer duke thënë se kjo nuk ka ndodhur asnjëherë. Siç duket këto fotokopje së bashku me institucionet e vendit po kqyrin autorëve edhe kafshatën e gojës me i’a marrë. Tri fotokopjet e lartpërmendura nuk deshën të flisnin për këtë gjë sepse nuk i’u kovenonte të përballen me realitetin. Kurse profesorët përveq se ishin të pakënaqur me situatën ata poashtu ndihen edhe të zhgënjyer nga këto gjëra të cilat po ndodhin, ku përveq se i fotokopjojnë librat, miratimi i tyre nuk përfillet fare. Nga ana tjetër edhe studentët ishin të pakënaqur me këtë gjendje mirëpo ata u shprehën se detyrohen t’i fotokopjojnë ato libra pasiqë çmimi i tyre është jo i favorshëm për studentët, dhe se autorët e librave duhet ta kenë parasysh këtë gjë dhe të bëjnë tolerime rreth çmimit për ta. Situata duhet të përmirësohet pasiqë jemi shtet demokratik dhe vetëm me zbatimin e ligjit mund të ecim përpara, ndryshe jo!.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here