Skënderbeu e then edhe një rekord, në mesin 108 klubeve më të mira të botës

0

Institutit Ndërkombëtar të Historisë dhe Statistikave në Futboll (IFFHS) e ka renditur Skënderbeun në vendin e 108 në ranglistën botërore të klubeve për vitin 2015.

Në këtë klasifikim ka lënë prapa skuadra me emër të rëndësishëm në botën e futbollit, klube si shtatë herë kampioni i Evropës, Milani, pastaj Evertoni, Lioni, Ëest Hami e Panathinaikos, janë prapa klubit korçar.

Përmes faqes zyrtare Skënderbeu ka bërë të ditur se në vitin 2014 renditej në vendin e 369 në botë, në harkun kohor të 12 muajve ka arritur të ngjisë plot 261 shkallë në renditjen e IFFHS.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here