Skenderaj:një i vdekur e dy të plagosur

0

Një zënkë që kishte nisur ndërmjet shoferëve të autobusëve në Stacionin e Autobusëve në Skenderaj, ka lënë të vdekur një person 31 vjeçar.

Tre persona janë plagosur me armë zjarri gjatë një konflikti mes tyre, ndërsa janë dërguar në QKUK të Prishtinës dhe gjendja e tyre është e rëndë.Ngjarja ka ndodhur të hënën rreth orës 8:00 afër stacionit të autobusëve në Skenderaj.

Ngjarjen e ka konfirmuar për KosovaPress zëdhënësi i policisë rajonale në Mitrovicë, Avni Zahiti, por nuk ka dhënë detaje shtesë.

Mësohet jozyrtarisht se disa nga personat e përfshirë në këtë konflikt janë pronarë të kompanive transportuese.

Drejtori i Klinikës Emergjente në QKUK, Basri Lenjani ka konfirmuar për KosovaPress se viktima ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa dy të tjerët janë duke u trajtuar në klinikë.
“Rreth orës nëntë janë sjellë tre të lënduar. Njëri prej viktimave është sjellë në klinikën pa shenja jete dhe është konstatuar si i vdekur si pasojë e përdorimit të armëve të zjarrta. Rasti i dytë brenda dhjetë minutave do të hyjë në sallën operative, për shkak që ka marrë lëndime të kofshës së djathtë dhe të barkut, ndërsa rasti i tretë është jashtë rrezikut për jetë”, ka thënë Lenjani për KosovaPress.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here