Skenderaj: Sulmon fizikisht policin që i shqiptoi dënimin

0

Një person në Skenderaj ka sulmuar fizikisht një pjesëtar të policisë, i revoltuar shkaku i shqiptimit të një gjobe për shkelje të rregullave në trafik.

Ngjarja sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, ka ndodhur në rrugën “Ilaz Kodra” në Skenderaj, të enjten në mëngjes, transmeton lajmi.net.

Pas këtij veprimi, policia ka arrestuar sulmuesin, dhe i njëjti me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here