Skënder Hyseni e quan Fatmir Limajn “interpretues kanuni”

0

Deputeti i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj e ka kritikuar në seancën e Kuvendit të Kosovës sot pasdite, prezantimin e raportit 100 ditësh veq nga kryeministri Isa Mustafa, edhe nga zëvendëskryeministri Hashim Thaçi dhe nga ministri i Punëve të Brendshme, Skënder Hyseni. “Neve në vend se të na prezantohet një raport nga një qeveri, na u paraqitën dy raporte, njëri nga Isa Mustafa e tjetri nga Hashim Thaçi, dhe pasi ju duk pak kjo, doli edhe Skenda(Skënder Hyseni)që të paraqes një raport”, ka përshkruar ai. “Ne e dijmë se çfarë raportesh keni ju mes vete por të paktën në kuvend mos ejani kështu të përqarë hapur dhe ta ngarkoni kuvendin”, u është drejtuar rivalëve politik, deputeti Limaj. Ndaj këtyre deklarimeve është përgjigjur ministri i brendshëm Skënder Hyseni, ndonëse në atë moment Fatmir Limaj kishte dalë jashtë sallës. “Fatmiri edhe pse ka qenë gjatë në qeveri ka harruar se në prezantimin e 100 ditëshit është mirë të prezantoj raport jo një por të gjithë ministrat, secili për dikasterin e vet”, është shprehur ai. “E ftoj deputetin Limaj të lërë anash interpretimet në stilin e Kanunit siq din ai të marr shpesh rolin e interpretuesit të kanunit”, ka bërë thirrje Hyseni. Në mungesë të Limajt, Hysenit më pas i është përgjigjur deputeti tjetër i Nismës, Zafir Berisha. “Ju z. Ministër mund të paraqisni raport për vrasje e zhvillime të tjera negative, e jo të dilni këtu të ua merrni kohën deputetëve me muhalife”, i është drejtuar ai Hysenit.

kanuni-i-lek-dukagjinit-at-shtjefen-gjecovi1

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here