Skënder Ademi, zgjedhet nga udhëtarët si shoferi më i dashur i autobusit

0

Më shumë se 60 për qind të qytetarëve të anketuar të regjionit Freising të Gjermanisë e kanë zgjedhur 45 vjeqarin Skender Ademi nga Kosova, si shoferin më të dashur të autobusit. Ai sipas të anketuarëve e përmbush më së miri përfytyrimin për shoferin ideal, të gatshëm për ndihmë dhe gjithnjë me buzëqeshje në fytyrë. Ndodh shpesh që ndonjë zonje të moshuar t`ia bartë valixhen apo ta ndihmojë për t`u ngjitur në autobus, dhe kjo nuk ka mbetur pa rënë sy të udhëtarëve. 700 pasagjerë kanë votuar, në anketën e shpallur nga Organizata e trafikut të Munihut dhe gazeta “Suddeutsche Zeitung” për të zgjedhur shoferin më te mirë që mban linjat jashtë qytetit të Munihut. Ndër kriteret që duhej plotësuar ishin mikpritja, saktësia, stili i ngasjes së makinë etj. Të gjitha këto cilësi i posedonte Skender Ademi, sipas më shumë se 60 % të të anketuarve. Ai e mban linjën nga Freisingu në Aeroport, që ka numrin 635 dhe është i dashur si për udhëtarët ashtu dhe për punëtorët e aeroportit. Skënder Ademi, baba i 4 fëmijëve e do shumë profesionin e shoferit që për të është “profesion ëndrrash” dhe është i përkushtuar ndaj tij. Saktësia, thotë Skenderi është e rëndësishme jo vetëm për udhëtarët por në radhë të parë për atë vetë.
albinfo.ch

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here