Skenat e luftës së Kosovës i sjellë në Belgjikë publicisti Habib Zogaj

0

Më 11-04-2015 gazetari, publicisti, reporteri i luftës dhe shkrimtari nga Kosova Habib Zogaj, vjen para dashamirësve të librit në Belgjikë me dy vepra faktografike: Me Albumin “KRIMI , MBIJETESA” (në tri gjuhë), Shqip, Anglisht dhe Arabisht, si dhe librin faktografik “REPORTAZHE LUFTE”. Albumi i reporterit të luftës “KRIMI DHE MBIJETESA”, ofron faktografi nga ndjekja e trurit shqiptarë, nga vendi i ngjarjes për djegiet, shkatërrimit të pasurisë së shqiptarëve të Kosovës, shtëpive, plaçkitjen e pajisjeve familjare, bujqësore e të bizneseve. Plaçkitjen e parave, arit dhe gjithçka me vlerë si dhe rrajhjen, dhunimin, masakrimin, ekzekutimin dhe karbonizimin e trupave të qytetarëve të pafajshëm, grave, pleqve e fëmijë shqiptarë nga policia dhe paramilitarët serb. Ndërkaq, “REPORTAZHE LUFTE”,- libri elektronik dhe audiel (tre në një) sjellë intervista, reportazhe dhe biseda nga vijat e frontit. Mund të dëgjoni zërin e Komandant “Drinit” dhe tre komandantëve të tjerë të Zonave Operative si dhe zërat e shumë dëshmorëve dhe bartësve të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Të gjitha këto fakte do të ilustrohen me anë të teleprojektorit dhe komentimit nga ana e vet autorit dëshmitarë . Të interesuarit mund të pajisen edhe me librat e autorit Habib Zogaj, invalid i luftës së UCK-së dhe laureat i Urdhërit për Trimëri dhe Heroizëm “Imer Krasniqi”. Promovimi do të behet më datën: 11-04-2015, në ora: 18:00, ne Huy të Belgjikës, Objekti Salla e Sportit rruga: Avenue de la croix-rouge n°4, 4500 Huy. Pjesëmarrja juaj nderon jo vetëm autorin, por edhe gjithë sakrificat kombëtare për t’u çliruar nga kthetrat e gjakatarit Millosheviç dhe bashkëmendimtarëve të tij. Me respekt: organizatorët: Myrvete Feka, Shoqata MAKOWAL në Namyr, Flamur Vitija FC Inter Huy, Shoqata Dora Dorës në Huy, KF Trepça Liége Mini-Foot Liége.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here