Skena të pakëndëshme në Asamblenë e Komunës së Prishtinës

0

Sharje e fyerje nga më të ndryshmet janë dëgjuar sot në Asamble e Komunës së Prishtinës. Në një moment, asambleisti i VV-së, Genc Sherifi, i drejtohet kryesuesit të Kuvendit me fjalën “o majmun”.

Madje, në këtë seancë pati edhe përleshje fizike. Por, menjëherë ka ndërhyrë sigurimi i Kuvendnit.

Konflikti nisi kur opozita, PDK e LDK kërkuan shkarkimin e kompletë të Komisioneve të Aksionarëve në Ndërmarrjet Publike të Prishtinës, pasi që PDK-ja paraqiti dorëheqjen e anëtarëve të saj në ato ndërmarrje ku ka qenë e përfaqësuar.

Që kjo pikë të futet në rendin e ditës nuk është pajtuar, pastria në pushtet, lëvizja Vetëvendosje.

“Nëntë asambleistë që ndodhën në anën e LDK-së përbëjnë konflikt të interesit ngase i kanë familjarët e vetë në Ndërmarrjet publike. Hiqni këta nga asambleja, pastaj mund të flasim”, ka thënë kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Kërkesën e kryetarit e kërkojë edhe Grupi parlamentarë i VV-së.

Në një momente, nënkryetari Dardan Sejdiu, e mori fjalën pa miratimin e kryesuesit të Asamblesë për të treguar nëpërmjet skicave lidhjen e ish pushtetit të kaluar që ka pasur në Ndërmarrjet Publike.

Por, kryetari Halim Halimi kërkoi që ai të ulët në vende, ngase konsiderojë se ajo çështje nuk ishte në rendin e ditës.

Me këtë nuk është pajtuar VV-ja, andej e kanë rrethuar kryetarin, duke kërkuar që nënkryetarit Sedjiu të mos i ndërpritet fjala. Në këtë moment kanë shpërthyer akuzat dhe sharje të shumta në mes të asamblistë të pozitës e opozitës. Madje në këtë moment, sharjes nuk ka mundur ti rezistojë, asamblisti i LDK-së, Bekim Gashi.

Ai është fyer nga një qytetarë që ishte i ulur në anën poshtë karrigeve të asmblësë.

“Inati më shumë më erdhe që sigurimi u more me mu, e jo më atë vagabondin që më shau”, tha Gashi për Zërin.

Nuk kanë munguar as fishkëllimat me filikaqa nga ana e asambleistëve të VV-së, në momentin kur asambleistët e LDK-së e merrnin fjalën.

Pastaj grupi i parlamentarë i VV-së e AKK-së e kanë lëshuar mbledhjen. E, seanca në ndërkohë është ndere për një kohë të pacaktuar.

Ndërkohë, disa parti kanë kërkuar që seanca të shtyhet për një afat të pacaktuar.

“Ne, grupet e asambleistëve të VETËVENDOSJE!-s, AKR-së, AAK-së, PD-së, LB-së, KDTP-së, PF-së, i kemi propozuar kryesuesit që për shkak të rrethanave të krijuara në seancën e sotme, dhe thirrjes së kryesuesit që seanca është ndërprerë tani më, kërkojmë që kjo seancë të shtyhet për një afat tjetër në mënyrë që asambleistët të ftohen me kohë dhe të respektohen të respektohen ligjet në fuqi”, thuhet në komunikatën e këtij grupi të asambleistëve.

Nga ana tjetër, LDK përmes një komunikate për media, ka akuzuar partinë në pushtet se e kanë bllokuar sot punën në Kuvend. Madje, kanë deklaruar se asambleisti i tyre u sulmua nga një militat i VV-ë, që ishte sot në Kuvendin Komunal.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here