Skandaloze: E rrah gruan, i gjendet kallashnikov, prokurori e liron

0

 

Një femër nga Prishtina ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga burri i saj. Policia e Kosovës ka njoftuar sot se viktima ka pësuar lëndime trupore dhe se e njëjta posedon raport mjekësor. “Njësiti policor ka bërë kontrollimin e shtëpisë së dyshuarit, ku është gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri e tipit kallashnikov me 86 fishekë të kalibrit 7.62 mm.” ka bërë me dije policia. Viktima së bashku me dy fëmijët e saj është dërguar në strehimore. Me urdhër të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here