Skandali i Facebook, Zuckerberg do të dëshmojë në Kongres

0

Pas thirrjeve të përsëritura, Mark Zuckerberg ka vendosur që të dëshmojë përpara Kongresit amerikan lidhur me skandalin që ka përfshirë Facebook.

Ligjvënësit në SHBA i kanë kërkuar themeluesit dhe drejtorit ekzekutiv të Facebook, Mark Zuckerberg, të dëshmojë për rrjedhjen e të dhënave dhe për politikat që ka Facebook mbi mbrojtjen e privatësisë.

Burime për CNN konfirmojnë se 33-vjeçari ka vendosur që të dëshmojë para Kongresit amerikan brenda disa javësh dhe Facebook po planifikon strategjinë për dëshminë e tij.

Të njëjtat burime, shkruan CNN, besojnë se gatishmëria e Zuckerberg për të dëshmuar do të ushtrojë presion edhe mbi drejtuesin e Google, Sundar Pichai dhe atë të Twitter, Jack Dorsey, për të bërë të njëjtën gjë.

Kreu i gjyqësorit të Senatit, Chuck Grassley ka ftuar zyrtarisht të tre drejtorët ekzekutivë në një seancë dëgjimore për privatësinë e të dhënave më 10 prill.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here