Skandal: Policët e Kosovës e dërgojnë rrugëve ilegale për shërim në Serbi, serbin e plagosur për të cilin kishte fletarrest

0

 Serbi Aleksandar Aca Rakiqeviq, një emër me nam jo të vogël nga rradhët e serbëve të veriut të Mitrovicës,  ka mbetur i plagosur nga armët e zjarrit në të dy këmbët më 23. 06. 2015, pas qërimit të hesapeve në mes bandave serbe të kontrabandës me derivate të naftës në veri të Mitrovicës. Kjo është njoftuar për portalin ‘tesheshi”, nga stacioni i policisë së Kosovës në Leposaviq me kusht të anonimitetit.

Sipas burimit, “rasti i plagosjes së Rakiqeviqit është fshehur  nga Policia e Kosovës, ndërkohë që këta të fundit edhe e kanë transportuar të plagosurin nga Mitrovica në Serbi, nëpërmes rrugëve ilegale.

Aca Rakiqeviq, pronar i një pike ilegale të karburanteve në lagjen e boshnjakëve në veri të Mitrovicës, njihet nga policia e Kosovës dhe EULEX-i si njëri me precedent penal, që për pasojë ka dhe një fletëarrest të lëshuar nga EULEX-i.

Zyrtarë të Drejtorisë së Policisë të Kosovës të rajonit Veri, të kontaktuar nga portali ‘tesheshi’, “në fillim kanë mohuar të ketë ndodhur incidenti, duke thënë se “kjo që pyesni ju është qesharake”.

Por pas tre ditëve, po këta zyrtarë të policisë, me kusht të anonimitetit, i kanë thënë portalit ‘tesheshi’, se “incidenti ka ndodhur vërtet: Rakiqeviq është plagosur nga dy persona të tjerë pasi është kapur nga ata, mirëpo policët e Veriut nuk e kanë raportuar rastin fare në stacionin e policisë së Kosovës në veri të Mitrovicës”.

Policia në veri të Mitrovicës, sipas burimit, për këtë skandal të policëve të Kosovës të stacionit të veriut, ka njoftuar zyrtarisht Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Kosovës në Prishtinë, e cila ka iniciuar një hetimi ndaj policëve të cilët dyshohen se kanë transportuar viktimën në Serbi përmes rrugëve ilegale, për më tepër duke e ditur se për të plagosurin ka të lëshuar një fletëarrest nga policia e Kosovës dhe ajo e EULEX-it.

Në anën tjetër, burimi i portalit ‘tesheshi’, nga policia e Kosovës në Leposaviq, ka theksuar se “Aleksandar Aca Rakiqeviq, dyshohet se është plagosur nga dy bosët e tjerë të kontrabandimit të naftës në veri të Kosovës M. Radonjqiq dhe G. Vulloviq”.

Burimi sqaron se incidenti, ka ndodhur më 23 qershor rreth orës 20:00 në pikën e karburanteve të Rakiqeviqit në lagjen e boshnjakëve, kur Radonjqiq dhe Vulloviq, kanë ardhur aty e kanë zënë Acën dhe me revole e me gjakftohtësi e kanë qëlluar në të dyja këmbët.

Sipas burimit, plagosja e Rakiqeviqit, është një lloj mase paralajmëruese që të mos ndërtojë një pikë të re të karburanteve diku në afërsi të fshatit Leshakut i cili gjendet farë afër pik kalimit kufitar G1 në Jarinjë të Leposaviqit, e që do t`i dëmtonte biznesin e Vulloviqit”.

Burimi më tej ka shtuar se tre policë serb të Kosovës: R.K, M.R dhe M.M, dyshohen se kanë marr të plagosurin Aleksandar Aca Rakiqeviq, të cilin me makinën e tyre zyrtare e kanë transportuar përmes rrugës ilegale në Serbi. Dhe këtë e kanë bërë duke e ditur mjaft mirë që për Rakiqeviqin kishte një fletëarrest nga policia e Kosovës dhe ajo e EULEX-it, për një sërë veprash penale në kontrabandim dhe krim.

Burimi sqaron se ky shërbim ndaj të ploagosurit serb, për më tepër me fletëarresti, është bërë në këmbim të një shumë të majme parash.

Ky akt, thotë burimi, flet për lidhjen direkte të një pjese të policisë së Kosovës në veri me krimin e organizuar të zonës, të udhëhequr prej individëve serbë.

“Mbetet të shihet se si do të reagojë Ministria e Punëve të Brendshme të Kosovës dhe Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Kosovës, rreth këtij rast pasi që ky skandal i policisë së Kosovës është zbardhur vetëm pasi insistimit të portalit ‘tesheshi’”, ka thënë burimi i portalit nga policia e Kosovës në veri.

Burimi ka shtuar se: “Aleksandar Aca Rakiqeviq, gjendet në Spitalin e Beogradit, gjendja e të cilit pas trajtimit kirurgjik është jashtë rreziku për jetë, ndërsa policia serbe ka arrestuar shoferin e Rakiqeviqit”.

Nuk dihet nëse EULEX-i do të kërkojë arrestimin e Aca Rakiqeviqit dhe dorëzimin e tij nga ana e policisë së Serbisë.

Në anën tjetër, zyrtarë të EULEX-in në bazën e tyre në Mitrovicë nuk kanë dashur që të flasin për këtë rast. 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here