Skandal i Ivica Daçiqit, zihet duke paguar seks

0

Ish-Kryeministri serb, tani minister i Jashtëm, Ivica Daçiq është në qendër të vëmendjes së publikut serb në lidhje me çështjen e pretenduar seksuale me dy pjesëmarrëse të famshme në një ‘Reality Show me Çifte’- shkruan e përditshmja serbe Kurir.

Bëhet fjalë për një ish-anëtare të grupit “Modelsice” Ruzica Veliçkoviq e cila në gjendje të dehur ka pranuar se ajo dhe Natasha e cila gjithashtu konkurrojnë në këtë shfaqje, kanë pasur marrëdhënie seksuale me Daçiqin dhe se ai i ka paguar rreth 300 euro.

Ish-kryeministri deklaroi se kjo është një gënjeshtër dhe se për këtë gjë do të ngrejë padi.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here