S’ka më “Bac u kry”, po “Bac poi ikin”

0

Në pikturën e Adem Jasharit më nuk shkruan: “Bac u kry”. Në një fotografi që po qarkullon nëpër rrjetet sociale tashmë aty shkruan: “Bac poi ikin”. Kjo pasi ka kohë që shqiptarët e Kosovës po emigrojnë në masë të madhe në vendet e tjera.  “Bac u kry” ishte shkruar në kohën e shpalljes së Pavarësisë, një tendencë kjo për komunikim të tejpërtej botash me komandantin legjendar të UÇK-së,për t’i kumtuar  se qëllimi për të cilin ai kishtë dhënë jetën, lirinë e Kosovës, ishte kurorëzuar edhe me Pavarësi dhe shtet. Mesazh i njëjtë atij tentohet t’i përçohet edhe tash lidhur me emigrimin.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here