S’ka marrëveshje për zgjdhjet në Maqedoni: Hahn i zhgënjyer

0

Pas bisedimeve 8 orëshe në rezidencën e BE-së, në Përzhino, mes liderëve të partive politike, komisionerit Johanes Hahn, dhe ambasadorëve Aivo Orav dhe Jess Bailey, nuk ka marrëveshje.

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti pas përfundimit të takimit tetë orësh, u shpreh se palët negocuese kishin dallime dhe nuk kanë arritur të merren vesh për datën e zgjedhjeve.

“Të gjitha palët kishim dallime, nuk arritëm për fat të keq, të pajtohemi mbi marrëveshjen e 2 Qershorit dhe 15 Korrikut, për datën e zgjedhjeve”, u shpreh Ahmeti pas përfundimit të takimit tetë orësh i cili përfundoi pa sukses.

Komisioneri Johannes Hahn duke dal nga rezidenca e BE-së në Përzhino, dhe tha se sot ai e kuptoi se është e pamundur të ketë marrëveshje për të katër partive politike.

Ai tha se shpresonte se tre partitë politike do të qëndrojnë në marrëveshjen e Përzhinos.

“Shteti në këtë moment është në gjendje shumë të rëndë”, tha Hahn.

Ai njoftoi se do të vijë sërish në Maqedoni dhe e vetmja gjë që mund të garantojë është ajo se institucionet evropiane janë në dispozicion dhe janë këtu.

Hahn nuk e përjashtoi mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve.

“Gjithçka mbetet tek partitë, ky është vendimi i shtetit dhe parlamentit”, tha ai./TetovaSot/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here