Sistem shkërdhatë, spitale shkërdhatë, shkolla shkërdhatë, shtet shkërdhatë!

0

THELLËZA MUHAMETI

Më ndjeni për fjalët, por kush mendon se është fjalor i ashpër më detyroheni… po ju prezantoj realitetin: për 90% të shqiptarëve kjo fjalë nuk është e re, sepse e dinë që pas kësaj fjale fshihet një zotëri apo një zonjë e veshur me kostumin e kamufluar nga detyra, që po ju merr shpirtin “çdo ditë të qelbur”. E për çfarë ta duam këtë vend kur nuk na jep as dëshirën më të vogël për të jetuar këtu?

Ta duam për bukurinë natyrore? Kush po e shijon në fund të fundit? Ata që fjalën”pushim” e njohin vetëm për pushimet verore në plazhet e degdisura si mos më keq të ndonjë qyteti të ashtuquajtur “perlë bregdetare”, apo ata që kërkojnë punë pa pushim që të sigurojnë strehim dhe ushqim, apo ata që nuk kanë strehim dhe shteti ynë i fuqishëm as ia ka idenë që ky numër minimal ekziston (për të mos thënë shumicë)!

Po e shijojnë barkderrat e pushtetit, vilat e të cilëve nuk numërohen, për të cilët është e patolerueshme të kalosh një mbrëmje në shtëpi, e për ironi të fatit aq shumë janë ata që i kalojnë netët e tyre duke ëndërruar të kenë një çati mbi kokat e tyre. Vend që pretendon të forcohet, por dita-ditës po ia merr shpirtin dhe po e bën këtë vend të dergjet në dhimbje nga skamja . Dhe sa papërgjegjshmëri masive ka në dyert e perfaqësuesve tanë, pushtetarëve tanë, të drejtuesve tanë të dashur që për 20 e kusur vjet nuk i bënë një ndryshim këtij vendi, të paktën të justifikonin vitet që na kanë vjedhur atë që kemi më të çmueshme “JETËN”!!! Jetën na kanë vjedhur!

“Gjithmonë ku të të godasin o popull derëzi, të të vrasin e të ta pijnë gjakun deri në pikat e fundit, pa ndroje e keqardhje, ndërsa ne ndjejmë keqardhje dhe ndroje se i quajmë shkërdhata dhe ndyrësira!”

Nuk ëndërroj te ngre jehonë për gjendjen e mjerë ku jetojmë, po ëndërroj të iki sa më parë prej këtu, të shkoj diku larg, atje ku jeta është e imja, puna nuk është tabu, shkolla është edukim, dhe ” shteti “është shërbëtor i të mirës sime dhe asaj të përgjithshme.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here