Sipas mjekëve ajo kishte vetëm 48 orë jetë, por shpëtoi mrekullisht

0

Peshonte 29 kilogramë dhe i thanë se kishte vetëm 48 orë jetë, por ajo shpëtoi nga sëmundja mrekullisht. Ajo ka shpërndarë disa foto në rrjetet sociale, ku duket ndryshimi i saj.

Gemma Walker, nga Gold Coast, Australi u diagnostikua me anoreksi nervore dhe bulimi në moshën 14-vjeçare. Doktorët e paralajmëruan se do të vdiste nëse nuk merrte trajtim.

Sipas “Mirror”, në 7 vitet që pasuan, ajo u shtrua 3 herë në spital. Tani, në moshën 22-vjeçare, Gemma ka postuar fotot se si ishte dhe si është rikuperuar.

Tashmë ajo është 22 vjeçe, dhe po feston muajin e gjashtë të të pasurit shëndet të plotë. Ajo ka postuar fotot me shpresën që të inspirojë njerëzit e tjerë të luftojnë çrregullimet e të ngrënit.

“Është e vështirë për mua t’i hedh sytë përsëri tek ato foto. E shoh çdo foto dhe e kujtoj shumë mirë se si ndihesha. Doja të vdisja”, shprehet Gemma.

Ndërkohë, babai i saj, Steve është shprehur: “Ishte koha më e vështirë dhe e keqe e jetës tonë. Çdo mëngjese shkonim dhe e kontrollonim nëse ende po merrte frymë. Ndonjë natë uleshim në tokë, pranë shtratit të saj, vetëm që të ishim me të. Nuk kishim se çfarë të bënim tjetër”.

“Kur e shohim tani na jep shumë gëzim. Ajo ka shumë energji dhe shpresë, diçka që ne nuk e prisnim tek vajza jonë. 7 vite janë shumë teksa shikon vajzën tënde duke vuajtur”, shton i ati i 22-vjeçares.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here