Kend e fajëson Hashim Thaqi për emigrimet ilegale?

0

Ish-kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka fajësuar Bllokun VLAN se për 6 muaj bllokadë kanë shkaktuar trauma të mëdha në popullatë dhe institucione të Kosovës.

Në një intervistë për emisionin “Rubikon” të KTV’së, kreu i PDK-së që tash udhëheq Ministrinë e Jashtme, Hashim Thaçi, ka hequr çdo mundësi që ikjet kanë mundur të vijnë për shkak të vazhdimit të mandatit të tij qeverisës, duke ia kujtuar blloku VLAN se i shkaktuan trauma dhe popullatës, raporton KTV.

Thaçi, i cili i ka vlerësuar si shumë të suksesshme 7- vjet të qeverisjes së tij, ka folur për marrëveshjet në Bruksel dhe Asociacionin e komunave serbe, për të cilin ka thënë se nuk është fryt i trysnisë nga Beogradi.

Deri sa ka hequr të gjitha dilemat se ky asociacion mund të ketë fuqi ekzekutive, ka thënë se ndikimi i Beogradit në Kosovë ka përfunduar dekada më parë.

Ndërkaq ka siguruar punëtorët e gjigantit Metalurgjik “Trepça” se për fatin e kësaj kompanie do të vendosë vetëm Kuvendi i Kosovës, duke i shikuar interesat e shtetit dhe të punëtorëve.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here