Sinjale kërcënuese nga Serbia

0

Shkruan: Ramadan Qehaja

Përderisa institucionet tona janë katandisur nga zhvillimet politike dhe mungesa e kompetencës për kryerjen e detyrave, Serbia në krye me Presidentin e saj autokrat Vuciq vazhdon të dërgoj sinjale kërcënuese në drejtim të Republikës së Kosovës. Vuciq mbase i irituar nga fitorja e forcave demokratike liberale në Amerikë në krye me Biden, vazhdon të bëjë presion ndaj Kosovës lidhur me negociatat që pritet të pasojnë por edhe duke përdor kërcënimin e përdorimit të forcës si një instrument të vazhdueshëm edhe për hegjemoninë e saj në rajon.
Kërcënimet e tilla dhe armatosja e Serbisë me mjete ofanzive nga Kina e Rusia, përkunder asaj që ato janë të modeleve të stërvjetruara si dhe të remontuara, sidomos tanket dhe avionet, duhet marrë seriozisht. Qeveria e re duhet të i intensifikojë përpjekjet për blerjen e armatimit dhe rritjen e gatishmërisë vepruese të institucioneve tona të sigurisë si formën e vetme për të garantuar paqën. Vetëm zvogëlimi i raportit te pavalotshëm të forcave, përkatesisht të balancit të tyre – sado i kushtueshëm që është – mund të sigurojë një paqe më afatgjate.
Kjo mund të arrihet jo vetem ne mbështetje në forcat tona vetanake mbrojtëse, por edhe me fuqizimin e partneritetëve dypalëshe të Kosovës me shtetet mike që janë pjesë e NATO-s dhe demokracive të konsoliduara.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here