Sindikata e PK-së i merr në mbrojtje policët e lënduar

0

PRISHTINË, 29 JANAR – Kryesia ekzekutive e Sindikatës së Policisë së Kosovës(PK) i ka dënuar fuqishëm sulmet e individëve apo grupeve mbi Policinë e Kosovë në protestat e 24 dhe 27 janarit në Prishtinë. Në një një njoftim nga kjo sindikatë të nënshkruar nga kryetarja Valbona Kamberi-Hoxha thuhet se sindikata kërkon që ndaj akterëve të sulmeve mbi policinë të merren masat e parapara ligjore. “Policia e Kosovës është e popullit të Kosovës, e cila duke zbatuar në praktikë misionin fisnik të definuar me Kushtetutën e Republikës së Kosovës ka për detyrë t’u ofroj rend, qetësi dhe siguri, dhe çdo sulm mbi pjesëtarët e Policisë së Kosovës nuk mund të definohet ndryshe përpos akt i dhunshëm ndaj policisë të cilin e dënojmë ashpër”, ka theksuar sindikata e policisë duke bërë e dije se ajo “do të përkujdeset për të gjithë pjesëtaret e saj të Policisë së Kosovës të lënduar gjatë protestave të datës 24/27 janarit dhe do t’i mbrojë në çdo aspekt juridik”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here