Sindikata e “Pastrimit” thotë se punëtorët u sulmuan nga VV, aktivistët e VV-së thonë se një punëtor i lagu me ujë

0

PRISHTINË, 20 SHKURT – Sindikata e Pavarur e punëtorëve të Kompanisë “Pastrimi”, përmes një komunikate ka deklaruar se sot protestuesit e “Vetvendosjes”, i kanë sulmuar fizikisht punëtorët e kësaj kompanie derisa ata po kryenin punët e tyre. Në krye të tërë kësaj sipas kësaj sindikate kanë qenë anëtarët e Kuvendit Komunal të Prishtinës, Ylli Hoxha dhe Genc Sherifii të cilët sipas komunikatës i kanë quajtur punëtorët “paramilitarë” dhe i kanë kërcënuar. Kjo sindikatë ka tërhequr vërejtjen se “durimit të punëtorëve mund t’i vijë fundi” dhe ka ftuar institucionet përkatëse që të mundësojnë zhvillimin e punës pa pengesa. Në anën tjetër aktivistë të Vetevdnsosjes të pranishëm në protestën që kjo lëvizje bënë para kompanisë “Pastrimi” kanë thënë se ka qenë një punëtor i kësaj kompanie ai qe i ka provokuar protestuesit duke i lagur me ujë ata.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here