Sindikata Amerikane i kërkon Haradinajt ngritjen e pagave të mësimdhënësve

0

Sindikata Amerikane i ka shkruan një letër kryeministrit të Kosovës,Ramush Haradinaj, përmes së cilës kërkon investime për përmirësimin e gjendjes në arsim.

Kjo sindikatë thekson nevojën e “përmirësimit të kushteve të mësimit si dhe pagat dinjitoze për mësimdhënësit”, si parakusht për arsim më cilësor.

Organizata amerikane NEA qysh nga viti i kaluar ka filluar të angazhohet së bashku me punëtorët e arsimit publik në “lëvizjen RED për Edukimin në shtete të ndryshme anembanë vendit tonë. Në këtë moment, lëvizja është e pranishme në Los Anxhelos, Kaliforni.Për të ofruar arsim cilësor për studentët, pagat e favorshme dhe kushtet e mira të të mësuarit janë investimet e nevojshme.

NEA i bën thirrje kreut të ekzekutivit për të gjetur zgjidhje së bashku me Sindikatën e Bashkuar të Arsimit dhe Shkencës.

“Duke vënë në dukje diskutimet e vazhdueshme me SBASHK, ju inkurajoj që të investoni në studentët e Kosovës, duke përfshirë ofrimin e burimeve të përshtatshme për të siguruar paga të drejta për mësuesit”.

Organizata NEA ka 3 milionë anëtarë në gjithë Shtetet e Bashkuara të Amerikës njofton Klan Kosova.

Bashkangjitur gjeni letrën drejtuar kryeministrit, Ramush Haradinaj.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here