Siguria më 8 tetor në Elbasan Arena në duart e britanikut Keni Skot

0

Siguria më 8 tetor në Elbasan Arena është në duart e britanikut Keni Skot. Bëhet fjalë për një prej zyrtarëve më të lart të UEFA-s, që shërben në rolin e Oficerit të Sigurisë për institucionin e Mishel Platinit. Britaniku është i përfshirë në mënyrë të drejtpërdrejtë në ndeshjen ndërmjet Shqipërisë dhe Serbisë. Madje, prej ngjarjeve të një viti më parë, kur sfida në Beograd u ndërpre mes dhunës dhe racizimit ndaj lojtarëve kuqezi. Keni Skot ishte zyrtari i lart i UEFA-s që bëri të pamundurën për vazhdimin e sfidës së 14 tetorit, duke anashkaluar thirrjet anti-shqiptare, incidentet dhe brutalitetin nga huliganët serbë. Kjo konfirmohet në tabulatet e zbardhura nga Gjykata e Arbitrazhit Sportiv në vendimin në favor të Shqipërisë, për marrjen e tri pikëve në tavolinë. Skot është një nga ekspertët më të mirë në qarkullim të sigurisë nëpër stadiume.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here