Siguri e shtuar në Belgjikë:rrezikshmëria 3!

0

Një person i arrestuar të shtunën në Greqi dyshohet të ketë lidhje me ngjarjet e së enjtës mbrëma në sulmin e policisë në qytetin Verviers ku mbetën të vrarë dy persona nën dyshimet për veprimtari terroriste.Nëpër rrugë të qyteteve të Belgjikës patrullojnë edhe forca ushtarake.

« Një nga personat e arrestuar në Athinë të shtunën dyshohet se mund të ketë lidhje me ngjarjet e fundit në Belgjikë,dhe në bazë të këtyre dyshimeve kemi bazë për të kërkuar ekstradimin e tij nga autoritetet greke »-prononcohet perfaqesuesi i drejtësisë federale.Ndërsa sipas ministrit të drejtësisë Justice Koen Geens truri i celulës xhihadiste që u shpartallua këtë javë në Belgjikë ,është gjithnjë në kërkim,pa mohuar se ky mund të ketë lidhje me arrestimet në Greqi. « Jemi gjithnjë në kërkim dhe besoj se do t’ia arrijme »,përfundon ministri i drejtësisë,gjithnjë sipas agjensisë së lajmeve Belga.

Ndërkohë kryeministri belg Charles Michel në një konferencë për shtyp thotë se “ushtria do të jetë në dispozicion për të siguruar stabilitet dhe siguri”.Rreth 150 ushtar janë mobilizuar për të siguruar objektet strategjike në ndihmë të forcave policore.Të gjitha këto objekte dhe vende strategjike nuk janê të njohura për opinionin,dhe gjithçka mund të thuhet është se “ushtria është e gatëshme të kryej detyrën”-potencon zëdhënësi i ministrisë së mbrojtjes Steven Vandeput.

Se në Belgjikë aktualisht po mbretëron një situatë jo e mirë e sigurisë,e vërteton edhe një anketë e bërë nga disa media të njohura të vendit e ku thuhet se 80% e të anketuarve kanë frikë se do të ketë prapë atentate.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here