Sibel Halimi, kandidatja e LDK-së kryetare të Ferizajit

0
Sibel Halimi është kandidatja jonë për Ferizaj, ka njoftuar Lumir Abdixhiku kryetar i LDK-së.
Ja njoftimi i tij i plotë:
“Një ndër kanditaturat më të dashura e domethënëse tona ështe kjo e Sibelit. Një sociologe e dalluar, doktorante në Departamentin e Sociologjisë, aktiviste e të drejtave të njeriut, nënë e përkushtuar, bashkëpunëtore e jashtëzakonshme, Sibel Halimi është një grua që merr përsipër me plot bindje e përkushtim garën tonë në Ferizaj. Në qytetin e njerëzve punëtorë, e mundësive për zhvillim, në qytetin e jetës e gjallërisë, Sibeli do të ndërtojë një ekipë sa profesionale aq edhe të përkushtuar për të transformuar rrënjësisht qytetin aty.
Sibeli do të jetë model për shumë vajza të reja që ëndërrojnë një ditë jetën në shërbim të vendit. Do të jetë zë i grave, i drejtësisë e barazisë. Përvoja e gjatë e saj në këtë drejtim është garancë e fortë për këtë qëndrim. Ata që kanë patur rastin të punojnë me të – përfshirë dhe mua e kolegët në LDK – ndjehen të përmbushur me një angazhim të saj sa njerëzor e aq edhe përmbajtësor.
Falenderoj degën e LDK-së në Ferizaj për këtë propozim. Do ta mbështes me plot vullnet të njëjtin në Kryesi. Sibel Halimi është pikërisht profili i një veprimtareje të LDK-së me të cilën do ta ndërtojmë dekadën tonë të ardhshme politike.
Të priftë e mbara Sibel!”

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here