Si vdiq deputeti lokal i Gjakovës, Gent Olloni dhe cila ishte biografia e tij?

0

Vdekja e sotme e papritur e anëtarit të Kuvendit Komunal të Gjakovës, e ka prekur thellë kryetaren e kësaj komune Mimoza Kusarin. Ajo në një postim e ka përshkruar mënyrën e vdekjes së anëtarit të KK-së dhe ka dhënë edhe një biografi të tij. Njëkohësisht kryetarja Kusari ka njoftuar se nesër do të mbahet një mbledhje komemeorative për të ndjerin Olloni dhe e ka publikuar edhe agjendën e ceremonive që do të organziohen deri në varrimin e tij.
Më poshtë mund të lexoni postimin e plotë të Kusarit:

“Sot me datën 7 prill të vitit 2015 pas një sulmi në zemër gjatë seancës së Asamblesë Komunale në Gjakovë, në Spitalin Rajona ”Isa Grezda” u nda nga jeta asambleisti i AKR-së z.Gent Masar Olloni .
Z. Gent Olloni ishte I lindur me 18 gusht të vitit 1972.
Shkollën fillore dhe të mesme i kreu në Gjakovë, ndërsa vijoi fakultetin e Makinerisë, Univerziteti i Prishtinës dhe së fundmi ishte absolvent në Menaxhimin Ekonomik.
Z. Olloni, kishte një përvojë të gjatë në menaxhim. Që nga viti 2003 ka punuar si menaxher i degës së IPKO në Gjakovë.
Në zgjedhjet e fundit lokale u zgjodh asambleist i AKR-së në Asamblenë Komunale.
Sot, pas eksponimit të tij në mbledhjen e tretë të Asamblesë, z. Olloni pësoi një sulm masiv kardiak. Përkundrejt ndihmës së parë e cila iu dha menjëherë nga mjekët prezent në sallën dhe Emergjencës e cila arriti pak minuta më vonë, z. Olloni nuk arriti të përballoi këtë sulm dhe ndërroi jetë në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Gjakovë.
Z. Olloni la pas vetes gruan Dafinën dhe dy fëmijët, Enxhi dhe Erindi.
Kuvendi Komunal i Gjakovës në nder dhe kujtim të jetës dhe veprës së Asambleistit Gent Olloni, organizon mbledhjen Komemorative nesër datë 8 Prill, 2015 në sallën e madhe të Pallatit të Kulturës “Asim Vokshi” në Gjakovë me fillim në ora 11:00.
Kryetarja e Komunës së Gjakovës, znj. Mimoza Kusari Lila dhe Asambleja Komunale e Gjakovës, shprehin ngushellimet më të sinqerta familjes Olloni dhe gjithë miqëve dhe të afërmve të Asambleistit si dhe subjektit politik AKR.
Puna dhe vepra e tij do të mbetet gjithmonë frymëzim për bashkëpunëtorët.

Për të gjithë ata të cilët duan të nderojnë jetën e Gentit, agjenda e ceremonisë mortore është si vijon:

E Mërkurë 8 Prill, 2015:

11:00 Mbledhja Komemorative në Pallatin e Kulturës “Asim Vokshi” në Gjakovë
11:30 – 13:30 Trupi i pajetë do të sillet për Homazhe në Foajen e Pallatit të Kulturës.
Libri i zisë do të jetë i hapur gjatë periudhës së homazheve
14:00 Varrimi i të ndjerit në varrezat e qytetit, Gjakovë?

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here