Si u zhvillua drama në Gjykatën e Stambollit ku u vranë prokurori dhe 2 rrëmbyesë?

0

Dy anëtarë të grupit të ndaluar të majtë “Fronti Revolucionar i Çlirimit Popullor”(DHKP-C) dhe prokurori të cilin ata e kanë mbajtur peng brenda një gjykate në Stamboll kanë vdekur të martën pas një shkëmbimi zjarri në mes të mbajtësve të pengut dhe policisë, kanë thënë zyrtarët.
Shefi i policisë së Stambollit, Selami Altinok ka thënë se policia kishte negociuar me pengmarrësit e armatosur për gjashtë orë para përfundimit të dhunshëm të situatës së pengut. Prokurori, i identifikuar si Mehmet Selim Kiraz, ishte qëlluar në kokë pasi kishte filluar konflikti dhe më pas ishte dërguar me urgjencë në spital ku mjekët janë përpjekur për të shpëtuar jetën e tij, ka thënë Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan të martën.
Kryeministri turk Ahmet Davutoglu dhe zyrtarët spitalor më vonë kanë njoftuar se prokurori kishte vdekur.
Agjencia private e lajmeve “Dogan” ka njoftuar se forcat speciale të policisë kanë hyrë në ndërtesë, pasi nga ajo ishte evakuuar i gjithë perspneli. Nuk ishte e qartë se si sulmuesit kishin arritur të futeshin me armë në ndërtesën e gjykatës ku e kishin marrë peng prokurorin.
Kiraz ishte prokurori që po e hetonte vdekjen e një të riu i cili u godit nga një kuti e gazit të policisë e cila kishte shtënë gjatë protestave anti-qeveritare në mbarë vendin në 2013.
Një faqe interneti e afërtë me krahun e majtë të grupit “Fronti Revolucionar i Çlirimit Popullor”(DHKP-C) ka thënë se militantët e organizatës së ndaluar e kishin marrë peng prokurorin në mesditë dhe u kishin dhënë autoriteteve tre orë për të përmbushur pesë kërkesat, duke përfshirë detyrimin e policisë që të marrin përgjegjësinë për vrasjen e të riut në protestat antiqeveritare të vitit 2013.
Grupi gjithashtu ka kërkuar që policët të gjykohen nga “gjykatat e popullit” dhe që zyrtarët e gjykatës të heqin dorë nga ndjekjet penale ose hetimet kundër njerëzve që kanë marrë pjesë në protestat që e denonconin vdekjen e të riut.
Zëvendës kryeprokurori Orhan Kapici ka konfirmuar se incidenti ishte i lidhur me hetimin e Kirazit rreth vdekjes së të riut.
DHKP-C, e cila kërkon një shtet socialist, konsiderohet si një organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe Bashkimit Evropian.
Grup ka kryer sulme sporadike, duke përfshirë një sulm vetëvrasës me bombë në Ambasadën e SHBA më 2013 që vrau një roje të sigurisë. Grupi ka qenë më aktiv në vitet e shtatëdhjeta.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here