Si u lejua një nënë që të hakmerret për vrasjen dhe dhunimin e së bijës?

0

Nëna e një vajze të përdhunuar dhe vrarë pesë vjet më parë është lejuar që të djegë shtëpinë ku u vra vajza e saj. Të enjten pasdite, Dieną Thompson ia ka vënë zjarrin një shtëpie në “Orange Park”, Florida, ku kishte jetuar Jared Harrell, ai që i vrau vajzën e saj në tetor, të viti 2009. Zjarrfikësit në vendin e ngjarjes vetëm kishin tundur kokën në shenjë aprovimi. “”Unë po shkoj për të djegur shtëpinë e tij,” ka thënë Thompson, sipas News4Jax. “Unë jam ujku i madh e i keq kësaj radhe duke trokitur poshtë derës suaj.”, është shprehur ajo. Vajza 7-vjeçare e kësaj gruaje, me emrin Somer, ishte zhdukur ndërsa po ecte në këmbë për në shtëpi nga shkolla në tetor të vitit 2009. Trupi i saj është gjetur dy ditë më vonë në një deponi në Gjeorgji, rreth 55 kilometra në veri të Parkut Orange. Hetuesit kanë thënë se ajo ishte sulmuar seksualisht dhe ishte mbytur, sipas CBS News. Në shkurt, të vitit 2012, Harrell ishte deklaruar fajtor dhe ishte dënuar me burgim të përjetshëm, raporton New York Daily News. Harrell, 29 vjeqar, jetonte në një shtëpi në pronësi të nënës së tij në kohën e vrasjes. Shtëpia përfundimisht kishte shkuar në mbyllje dhe banka e kishte transferuar pronësinë tek Fondacioni Somer Thompson, një organizatë bamirëse e themeluar nga Dieną Thompson. Fondacioni më pas ia kishte dhuruar shtëpinë Departamentit të Zjarrfikesëve kështu që ajo mund të jetë vënë në flakë si pjesë e stërvitjeve, sipas “Jacksonville.com”. “Zjarrfikësit do të përdorin shtëpinë duke e djegur për të mësuar teknikat e kërkimit dhe shpëtimit”, ka raportuar “First Coast News”. Thompson ishte lejuar të ia vë flakën kësaj shtëpie duke hedhur një shpërthim përmes një dritare mbi dengun e sanës të vendosur brenda shtëpisë. Shefi i zjarrfikësve kishte thënë se ishte diqka e qëlluar për të lejuar pjesëmarrjen e kësaj gruaje në zjarrvënje. “Ndoshta kjo do të ndihmojë shërimin e saj sadopak”, ka thënë Silcox. Pasi mbeturinat e djegura të pastrohen, Thompson do të shqyrtojë mundësine e një përdorimi të ri për vendin, “ndoshta një shesh lojrash”, sipas News4Jax.com.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here