Si u hakmorr burri mbi krokodilin që i gëlltiti gruan?

0

Katër muaj më parë, Demeteriya Nabire nga Uganda ishte mbytur nga një krokodil kur ajo kishte shkuar në një liqe pranë shtëpisë së saj për të marr ujë. Ajo ishte buzë liqenit me një grup të grave nga fshati i saj të cilat po merrnin ujë nga liqeni i Ugandës, Kyoga kur krokodili e kishte kapur dhe prej asaj ditë më nuk ishte parë. Burri i saj, Batambuze Mubarak, ishte ndjerë i fundosur. Gruaja e tij ishte shtatzënë dhe ai kishte humbur veq gruas edhe një fëmijë të palindur. Por muajin e kaluar dikush i kishte treguar se krokodili ishte kthyer sërish në zonë. Batambuze, një peshkatar 50-vjeçar kishte shkuar me disa miqë tek liqeni ku e kishin gjuajtur krokodilin me gurë dhe shkopinjë. Ky burr ka rrëfyer për BBC se kjo kishte qenë e kotë dhe pa asnjë efekt. Dhe ai ka shkuar më pas tek farkëtari. “I shpjegova atij se kam për të luftuar me një kafshë që ma rrëmbeu dhe vrau gruan time dhe fëmijën e palindur, unë me të vërtetë po kërkoja hakmarrje dhe kërkova nga farkëtari që të më bëjë një shtizë me të cilën mund ta vrasë krokodilin”, ka rrëfyer Batambuze duke bërë me dije se ajo i ka kushtuar 5 dollarë. “Krokodili e hëngri gruan time tërësisht, asgjë nuk është parë kurrë më, as rroba, as pjesë e trupit të saj që të mund ta identifikoja, unë thjeshtë nuk dija çfarë të bëjë, ishte fundi i botës sime, ndihesha krejtësisht i humbur”, ka rrëfyer ai. I armatosur me shtizën e tij të re të projektuar posaçërisht për luftën me krokodilin, me një gjemb në njërën anë, Batambuze ka shkuar të përballet me krokodilin. Kur ka shkuar tek liqeni krokodili ka qenë ende në të njëjtin vend. Miqtë e Batambuzes i kishte zënë lemeria. “Ju lutem, mos e sulmoni këtë bishë”, i ishin lutur ata të frikësuar. “Është kaq e madhe, ajo mund të ju hajë, shtiza nuk është e mjaftueshme, ajo nuk do të përfundojë punë”, i kanë thënë ata. Por Batambuze ka këmbëngulur. “Unë nuk mërzitem nëse vdes duke e vrarë këtë kafshë, unë do ta godas atë me këtë shtizë dhe do të sigurohem se ajo do ta vrasë”, ka thënë ai. Sipas njoftimeve krokodili ishte i gjatë 4 metra dhe peshonte 600 kilogram. “Unë kisha aq shumë frikë në vete, por ajo që më ka ndihmuar të kem sukses ishte shtiza”, ka rrëfyer Batambuze. Lufta kishte zgjatur rreth një orë e gjysmë. Batambuze e kishte sulmuar kafshën me shtizë ndërkohë që miqtë e tij e kishin ndihmuar atë duke hedhur nga larg gurë e gjësende të tjera mbi kurrizin e krokodilit. “Kishte shumë tronditje aty, ajo që i kishte habitur të gjithë ishte madhësia e kafshës. Ai nuk ishte një krokodil i zakonshëm, ai ishte aq i madh dhe njerëzit më thërrisnin mua dhe shokët e mi heronjë”, ka thënë Batambuze. Kafsha e vrarë është dërguar në Universitetin Makarere në Kampala, ku ajo është ekzaminuar nga veterineri Wilfred Emnek. Ai ka thënë se brenda barkut të krokodilit janë gjetur disa kocka që mund të jenë të njeriut por nuk ka mundur ta thotë këtë me siguri të plotë. Batambuze vazhdon të jetë i dëshpruar pavarësisht hakmarrjes së tij. Ai nuk ka gjasa që të ketë një varr për bashkëshorten e tij që të mbaj zi mbi të. “Brenda vetes sime unë jam një njeri shumë i dëshpëruar sepse humba gruan dhe një fëmijë të palindur”, shpjegon ai duke bërë me dije se vendësit i janë falenderues dhe e quajnë hero për vrasjen e kafshës e cila mund të gëlltiste edhe dikënd tjetër.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here