Si u grindën presidenti i Serbisë me kryeministrin e Malit të Zi?

0

Presidenti i Serbisë, Tomislav Nikoliç, në një intervisitë për “Sputnik”, ka thënë se Mali i Zi nuk duhet të krahasohet me Serbinë. Duke e quajtur shtet lodër Malin e Zi, Nikoliç ka thënë se ndryshe nga Mali i Zi, Serbia gjatë gjithë kohës tregon se nuk është si Mali i Zi dhe se askush nuk mund të luajë me të

“Serbia ka interesat dhe të drejtat e saj, miqësinë shekullore me Rusinë dhe ajo s’mund të na thotë që ne jemi armik i BE-së, e as BE-ja s’mund të na thotë se ne jemi armik i Rusisë”, ka thënë Nikoliç, përcjell kp.

Nikoliç ka ta thënë se Mali i Zi ka zgjedhur anëtarësimin në NATO e BE, por po ashtu edhe konfliktet që këto organizata kanë, pa një identitet të anëtarit dhe pavarësi. Sipas tij, Mali i Zi qëllimisht e ka shfuqizuar pavarësinë e vet në vendimmarrje pasi është rekomanduar të pranojë çdo gjë vetëm e vetëm sa për t’iu bashkuar NATO-s.
Sipas tij, Mali i Zi është shndërruar në lodër.

“Mali i Zi është shembull konkret se si shteti nuk duhet të shndërrohet në lodër dhe liderët që udhëheqin nuk duhet ta trajtojnë ashtu”, ka thënë Nikoliç.

Pas deklaratave të djeshme të presidentit serb Tomislav Nikoliq për shtetin e Malit të Zi, duke e konsideruar shtetin bregdetar si lodër dhe se do ta humbë pavarësinë me vetëdije duke i pranuar të gjitha kombinacionet për tu bërë anëtare e NATO-s, ka reguar kryeministri malazez.

Milo Gjukanoviq ka thënë se është i befasuar nga presidenti serb dhe deklaratat e tij, që a ii kishte lexuar si pjesë paraprake e një inteviste të Nikoliqit për Sputnik, transmeton Koha.net.

Gjukanoviq me një dozë dyshimi mbi intervistën ka thënë se po të jetë ashtu siç ka lexuar, do të jetë mjaft i befasuar dhe se nuk pranon asnjë ton të lartë nga Beogradi.

Ai më tej ka thënë se Mali i Zi do të vazhdojë integrimin në BE dhe NATO.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here