Si të ndiheni më sexy?

0

Nuk duhet të dukeni sexy vetëm për anën e kundërt, është e rëndësishme edhe për veten tuaj të ndjeheni sexy.

Sigurisht keni vënë re se kur të ndiheni sexy, keni më tepër vetëbesim dhe ndjeheni më argëtuese. Vetëm ca prekje të vogla mund të mundësonjnë që të ndjeheni sexy. Ja e tëra çfarë duhet të bëni:

Besoni në vehten tuaj

Të ndjehurit sexy varet nga vetëbesimi juaj. Vetëbesimi për dukjen tuaj do t’ju jap gjithseësi këtë ndjenjë. Kur ta shikoni vehten dhe vëreni gjëra që nuk ju pëlqen tek vetja juaj, duhet sa më shpejtë t’i ndëroni ato. Humbni peshë, shkurtojini flokët ose ndryshoni grimin tuaj. Këto ndryshime që do t’i bëni në dukjen tuaj do të ndikojnë edhe në ndjenjat tuaja.

Zgjedhni të mbrendshme sexy

Edhe ndër veshjeve të përditshme zgjedhni të brendshme sexy, kjo do t’ju bëjë të ndiheni sexy. Ndër veshjeve tuaja të punës, daljes, të përditshmes, ato të shtëpisë e çfarë do qofshin gjithsesi zgjedhni të brendshme dantelli, kjo do t’ju bëjë me çdo kusht të ndjeheni sexy.

 

Flirtoni

Të flirtoni me partnerin tuaj është gjithashtu një nga mënyrat që të ndjeheni sexy. Të paturit një lidhje të gjatë apo edhe të qenurit të martuar nuk duhet të jetë pengesë për flirtim. Provoni të silleni sikur para jush është një njeri që nuk e keni takuar kurrë më parë dhe flirtoni me të sikur të ishte hera e parë për ju. Buzëqeshjet tuaja, komplimentet dhe prekjet e papritura do t’ju bëjnë të ndjeheni jashtëzakonisht sexy.

Bëni sport

Mund të keni shumë përfitime nga sporti, si humbja e peshës, heqja e stresit dhe shëndeti. Dhe një nga dobitë që nuk jemi dhe aq në dijeni për të është edhe të ndjehurit sexy. Pas vrapimit të mëngjesit apo në mbrëmje kthimit nga palestra, kur ta shikoni vehten në pasyrë do ta shihni veten shumë më të bukur, të lumtur, më të fortë dhe më e rëndësishmja e natyrshme më sexy.

 

 

 

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here