Si sot më 28 shkurt të vitit 1998 nisi lufta në Kosovë

0

Si sot në një ditë e në një datë si kjo, vetëm në një vit tjetër, 1998, nisli lufta në Kosovë. Lufta filloi në fshatrat e Drenicës. Si pasojë e betejës së zhvilluar të ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe forcave serbe patën mbetur të vrarë disa policë serbë dhe në shenjë hakmarrjeje forcat serbe rrethuan fshatrat Likoshan e Qirez ku edhe u ekzekutuan 24 civilë. Një ndër masakrat që tronditi botën e civilizuar dhe tmerroi botën ishte maskara në familjen Ahmeti. Masakra që u bë aty njihet si e para ndaj civilëve shqiptarë nga forcat serbe në Kosovë. Pastaj lufta u shpënda gjithandej. Deri në 11 qershor 1999. Lufta u zhvillua mes forcave të Republikës Federale të Jugosllavisë, (në atë kohë, Konfederata e Serbisë dhe Malit të Zi) dhe Ustrisë Çlirimtare të Kosovës me ndihmë ajërore nga NATO, (nga 24 marsi 1999). Në këtë luftë u dëbuan 800,000 mijë shqiptarë, u vrane 15,000 persona, nga të cilët 2,400 luftëtarë të UÇK-së e të tjerët civilë. Gjatë luftës janë zhdukur rreth 5,000 njerëz, fati i shumicës prej tyre është zbardhur deri në vitin 2007, por i madh ka mbetur numri i rasteve të pasqaruara.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here