Si reflektohet në jetën e përditshme të kosovarëve raporti që Çollaku ia dorëzoi Zhbogarit?

0

Ministri i Ministrisë së Integrimeve Evropiane, Bekim Çollaku e ka dorëzuar sot raportin e fundit gjithëpërfshirës të institucioneve të Republikës së Kosovës mbi përmbushjen e kritereve të udhërrëfyesit për liberalizim të vizave tek Përfaqësuesi Special i BE-së Samuel Zhbogar, që ta përcjellë atë te Komisioni Evropian. Ministri Çollaku i ka falenderuar me këtë rast të gjitha institucionet e përfshira dhe shoqërinë civile për punën e bërë në zbatimin dhe raportimin e kërkesave dhe rekomandimeve të këtij procesi.
“Si rezultat i kësaj pune të investuar në procesin e Liberalizimit të Vizave ne sot kemi një kornizë ligjore më të avancuar e cila po zbatohet. Jam i bindur se kjo jo vetëm se do të shënoj një përparim në rrugëtimin tonë të gjatë drejt sigurimit të lëvizjes pa viza të qytetarëve por edhe për përmirësimin e jetës së përditshme”, ka theksuar ministri Çollaku. “Qytetarët do të jenë më të mbrojtur ndaj aktiviteteve kriminele dhe rreziqeve të migrimit të paligjshëm. Do të ketë trajtim të mirë dhe të duhur të atyre që fatkeqësisht janë prekur nga ky fenomen negativ. Janë bërë përmirësime në sigurinë e dokumenteve, menaxhim më të mirë të kufijve dhe një përparim i gjithë kornizës që ka të bëjë me të drejtat themelore njerëzore. Kjo është një punë me të cilën ne mund të mburremi dhe duhet ta shfrytëzojmë si inspirim për të avancuar agjendën reformuese evropiane edhe me tej”, është shprehur ai më tej.
“Mendoj që raporti gjithëpërfshirës që sapo kemi dorëzuar do të shërbej si një bazë e fuqishme për ta përmbyllur me sukses ketë proces shumë të rëndësishëm. Puna e jonë nuk ka përfunduar këtu. Duhet të vazhdojmë me zbatimin e përpiktë të legjislacionit që mbulohet në udhërrëfyes. Shpresoj se hapat e radhës, duke filluar nga misioni vlerësues nga Komisioni Evropian dhe shtetet anëtare do të mund të bëhen sa më shpejt, në mënyrë që pa humbur më shumë kohë t’i ofrohemi ditës kur qytetarët e Kosovës do të udhëtojnë pa viza në BE.”, ka vënë në pah ministri Bekim Çollaku

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here