Si ndodhi konflikti dhe vrasja në Drenas?

0

Në përleshjen me armë zjarri që ndodhi dje në Nekoc të Drenasit, u vra një person ndërsa tre të tjerë u lënduan.

Burime të Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se personi i cili ka kryer këtë vrasje, dyshohet të jetë djali i Shaban Sylës, i dënuar në rastin “Bllaca 2”

Sipas burimeve viktima së bashku me vëllain dhe babain ishin duke lëvizur me kamion, derisa tre të dyshuarit (vëllezërit Syla) kanë qenë mbrapa tyre me një veturë.

Ngjarja sipas burimeve filloi me një fjalosje, ku gjatë kësaj kohe njëri nga të dyshuarit ka gjuajtur me kallashnikov në drejtim të viktimës, i cili pas plagëve të marra ka humbur jetën.

Poashtu shtoi se babai i viktimës ka marrë plagë në këmbë, kurse vëllai është lënduar nga mjete të mprehta.

Nga Policia e Kosoëvës kanë thënë se janë në kërkim të tre personave të dyshuar.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here