Si lindi problemi i Kasem Trebeshinës

0

Është folur e shkruar shumë për Kasem Trebeshinën, po si u bë temë ai? Më 5 tetor 1959 në një akt të rallë të disidencës së hapur në jetën intelektuale në Shqipëri, shkrimtari Kasem Trebeshina, një ish-komunist i përkushtuar, i larguar nga radhët e partisë, i dërgon Enver Hoxhës një Promemorie, duke i kujtuar se politikat e tij kulturore po e çonin vendin drejt shkatërrimit. Duket se Përkujtesa e zemëroi Hoxhën dhe shkrimtari disident u dënua me 17 vjet burgim politik dhe u zhduk nga skena e jetës letrare, për të dalë përsëri pas vitit 1990, me shembjen e diktaturës. Kasëm Trebeshina lindi më 8 gusht 1926 në Berat. Filloi studimet në Shkollën Normale të Elbasanit, por i ndërpreu ato më 1942, kur u aktivizua në Luftën Nacionalçlirimtare. Në vitet 1950′ Trebeshina la përgjysmë edhe studimet e larta në Institutin “Ostrovski” të Leningradit dhe iu kushtua tërësisht krijimtarisë letrare. Prozator, dramaturg e poet, Kasëm Trebeshina e kundërshtoi që në fillim metodën e realizmit socialist në kulturë, letersi e art dhe filloi të shkruajë ndryshe nga ato që botoheshin asaj kohe. Prekja e temave tabu lidhen me talentin e shkrimtarit që shkruan si i thotë shpirti pa pyetur për pasojat, thoshte ai. Sipas kritikës, vepra e Trebeshinës qëndron ndërmjet traditës kuteliane dhe surealizmit. Nisur nga fakti se pjesa më e madhe e veprës së Kasëm Trebeshinës është ende në dorëshkrim, vendi i saj në rrjedhat e letërsisë së sotme shqiptare mbetet i papërcaktuar përfundimisht. Ja dy poezi nga Kasem Teebeshina:

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here