Si lindën stinët?

0

Miti i Persefones, Demetres, dhe Hadesit është një prej legjendave qe janë perdorur për të shpjeguar zanafillen e stinëve, dhe pse te lashtat nuk rriten në dimër. Kur Persefoni shkon me Hadesin ne mbreterine e nentokes, thotë miti, Demeter zemërohet (bëhet Dimër), dhe nuk lejon asnje bimë te rritet; kur Persefone ikën nga Hades dhe kthehet tek Demeter, toka dhe bimët rigjallërohen; këtë periudhe romaket e quanin “Proserpine”, Pranverë. Demeter njihet edhe si perëndia e bujqësisë, Ky mit shihet gjithashtu si alegori për farërat dhe të korrat; Persefone është si fara, e cila çdo vit duhet të shkojë nën tokë per t’u kthyer e rilindur në pranverë. Gjithashtu, Demeter nga romaket quhej “Ceres” qe perfaqëson “Drithërat”. Etnografi i njohur Thomas Bulfinch, në librin “Bulfinch’s Mythologjy”,  shkruan: “Nuk mund të ketë aspak dyshim se Ceres dhe Proserpine jane alegori; Proserpine nënkupton farën e misrit qe mbillet nën tokë dhe del mbi tokë e cliruar”.  Megjithatë, historianet thonë se  me siguri Bulfinch e ka fjalën për grurin ose ndonjë kulturë bujqesore të ngjashme me misrin sepse grekët dhe romakët nuk e njihnin misrin; kjo bimë erdhi në Evropë kur Kristofor Kolombi e solli atë nga Amerika në fund të viteve 1400.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here