Si funksionon “iluzioni optik”?

0

Iluzioni optik funksionon shumë thjesht: mjafton ta ngulësh shikimin te pika e bardhë në qendër të fotos majtas për 15 sekonda, e më pas t’i hedhësh sytë në hapësirën e bardhë në të djathtë. Shihet që figura gati-djallëzore shndërrohet në portretin me ngjyra të një vajze.

Efekti i njohur si “imazhi negativ që mbetet” shkaktohet nga qelizat e gjendura në sy, të quajtura qeliza ganglione, të cilat dërgojnë mesazhe në tru duke i koduar ose identifikuar ngjyrat në bazë të tre kanaleve kryesore: e bardhë – e zezë, e kuqe – e gjelbër dhe blu – e verdhë.

Kur shohim për një kohë të gjatë diçka, fjala vjen, me ngjyrë të verdhë, stimulojmë qelizat që janë pozitivisht të ndjeshme ndaj kësaj ngjyre. Aktiviteti i këtyre qelizave rritet derisa vjen momenti kur fillon të dobësohet. Sapo shikimi kalon në një sfond të njëtrajtshëm, aktiviteti i qelizave të ngjyrës së kundërt rritet.

Kështu, në pamjen e mësipërme, qelizat në sytë tanë që identifikojnë blunë dobësohen, duke stimuluar të kundërtën, pra të verdhën, çka na bën të dallojmë ngjyrën natyrale të lëkurës /GazetaOra.com/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here