Si e vizatoi në poezi Visar Zhiti hartën e cunguar të Shqipërisë?

0

HARTA E PERGJYSMUAR E ATDHEUT

Ah,
male
male, male
si varre të mëdhenj
kryengritjesh. Dielli
dhe hëna përsipër – prindër
pleq që digjen prej dhembjes.
Lumenj që ikin. Dhe unë që iki
me erërat e tërbuara të fatit.
Të gjitha fushat e jetës
i kam në një copëz buke.
Pyll i madh, i errët
është mençuria jonë: me
kafshë dhe vetëtima, plot
gjethe që bien, me zogjtë
që ngrihen në qiejt e së ardhmes.
Arrij në liqene dashurish. Shoh dhe shoh
fytyrat e mia të pafundme nëpër dallgë. Bie
më gjunjë dhe pi dritën e syve të lirë.
Iki përsëri. Pa ty s’iki dot. Jam përgjysmë.
Një ishull vetmie. Një shpellë pret shpirtin
tim. Emrin që s’e kam thyer
do ta ndez aty si qiri. Kudo
që të jem (edhe në dete),
larg, gjurmët i lë
në formën e
hartës së
atdheut.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here