Si e shleu Dardan Sejdiu Halil Matoshin nga Facebook-i?

0

Dardan Sejdiu dhe Halil Matoshi nuk janë më miq, në Facebook. Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, e ka shlyer nga lista e tij e miqve në rrjetin social analistin politik. Ngjarja ka ndodhur në orët e vona të së dielës, ndërkaq e ka bërë të ditur “viktima”.

“Dardan Sejdiu dhe liria e shprehjes ne menyren e VV-se: Ne keto momente me “shperbleu” me ni ‘unfriend’ !? M’u kish kesh mos t’ish kane zyrtar publik. Kjo asht me kajt n’dore te kujt ka ra e po “dridhet” ky qytet i namun e pa lum!???”, ka shkruar Matoshi me nota pakënaqësie.

Që ta fshijë nga lista e miqve në Facebook, Sejdiun e kanë shtyrë qëndrimet publike të Matoshit për kryetarin e Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmetin dhe futja e të gjitha subjekteve politike në një “thes”. “Si shpesh është ka merret Halili me Shpendin. Po të merrej edhe ai edhe shumë të tjerë këto 15 vite më Prishtinën me këtë frekuencë dhe agresivitet Prishtina sot do ishte metropol ashtu siç e fliste LDK e siç besonte verbërisht Halili. Unë për faqe të zezë edhe mund të jem por hajn e i korruptuar sikurse falangat për të cilat një fjalë nuk e tha Halili nuk do bëhem”, ka shkruar “dorasi” Sejdiu.

Matoshi në kontekst të deklaratave të drejtuesve të Vetëvendosjes për 17 Shkurtin, Ditën e Pavarësisë, sipas të cilëve bëhet fjalë për një shtet të imponuar, kishte thënë se Shpend Ahmeti nuk e di se çka është atdheu.

Mirëpo edhe Matoshi është hakmarrë duke fshirë nga lista e miqve të tij aktivistë të Vetëvendosjes. “Halil Matoshi më bllokoi në FB dhe jo që e shava se une nuk e bëj këtë por veç pse nuk u pajtova me të,sepse bëri një sërë gafash sonte! Halili është mësuar të kritikoj, ama për vete kritiken se duron aspak! Fundja vetë erdhi, vetë shkoi, pasi vetë më dërgoi kërkesën, vetë më bllokoi. Halili, mund të ketë mësuar shumëçka, por sonte e pash që nuk ka mësuar diçka tejet të rëndësishme: ‘të pajtohet me mospajtimin’!”, ka shkruar Yllka Fejzullahu aktiviste e këtij subjekti.

 

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here