Si e kishte më herët dhe pse e ndërroi mbiemrin Bujar Nishani?

0

Kandidati i radhës për president i shumicës, Bujar Nishani, në të vërtetë quhet Bujar Mehmeti. Ai e ka ndërruar mbiemrin pas vitit 1991, kur emri i tij u shfaq në trazirat e Shkollës së Bashkuar, ku ishte komandant toge.

I kandiduar për anëtar të PPSH-së në moshë të re për shkak të përkushtimit të tij ndaj regjimit, Bujar Mehmeti (tani Nishani), u bë një nga fanatikët e mbrojtjes së bustit të Enver Hoxhës në Shkollën e Bashkuar. Pas ardhjes në pushtet të PD-së, ai ndërroi mbiemrin në Nishani, për të krijuar lidhje me familjen e Omer Nishanit, ish politikanit të viteve ‘50-të.

Nishani u punësua fillimisht nga Zhulali në drejtorinë e punëve të jashtme në Ministri të Mbrojtjes dhe u lirua nga detyra pas vitit 1997. Më pas ka punuar kamarier në një nga kafenetë e Tiranës në hyrje te “Komunës së Parisit”, deri në vitin 2000, kur u angazhua për herë të parë në një fushatë elektorale të PD-së, si përgjegjës për furnizimin me ushqim të komisionereve të Besnik Mustafajt.

Të njëjtën detyrë e kreu dhe në zgjedhjet e vitit 2001. Në vitin 2003 u afrua në strukturat e PD-së si sekretar organizativ, dhe në vitin 2005, falë një beteje mes LSI-së dhe PS-së në “Kombinat”, u bë deputet.

Në vitin 2007 u bë ministër i Brendshëm, duke i hapur rrugë plotësisht kontrollit të ministrisë nga klanet e njerëzve të Berishës dhe më pas është shëtitur nga një ministri në tjetrën, vetëm pse nuk krijon probleme me shefin e tij.

Prej vitit 2008 vuan nga një sëmundje e rëndë degraduese dhe ka nevojë për mjekim shumë të specializuar. Do të ishte e udhës dhe humane që qeveria të paguante një fond për mjekimin e tij dhe jo ta çonte në Presidencë.

Tema

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here